Aktori amerikan Sean Penn 65-vjeçar u fotografua me të dashurën e tij Valeria Nicov, e cila është 34 vjet më e re se ai. Ata po bënin pazar në Santa Monica dhe rrjetet sociale u mbushën me komente rreth ndryshimit të gjatësisë së tyre. "Më pëlqen një burrë që nuk është i kompleksuar", "Duhet të jetë shumë i shkurtër", "Çifti i çuditshëm", "Ajo duket si vajza e tij", janë disa prej komenteve në internet nga përdorues të shumtë. sean penn photographed with his girlfriend valeria nicov recently pic.twitter.com/QGfLTosKkt — ?avs (@favspopculture) January 15, 2026 Sean Penn përpiqet ta mbajë privatësinë e tij larg syrit të publikut, kështu që nuk e përmend marrëdhënien e tij me Valerian në intervista. Thashethemet se të dy ishin bashkë filluan të përhapeshin në shtator të vitit 2024, kur u panë në Madrid. Në nëntor, ata e konfirmuan këtë lajm duke u shfaqur në tapetin e kuq të edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakesh, ku ai u vlerësua për arritjet në karrierë. Aktori ka qenë i martuar tri herë. Ai ishte me Madonnën nga viti 1985 deri në vitin 1988. Ai ishte me Robin Wright nga viti 1996 deri në vitin 2010. Ai u martua me aktoren australiane Leila George në vitin 2020 dhe u divorcuan në vitin 2022. Mediat amerikane gjithashtu raportuan se ishte po ashtu në lidhje me Charlize Theron, Scarlett Johansson dhe aktoren Olga Korotyaeva.