Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqet të zgjidhë tensionet me Iranin përmes dialogut diplomatik, jo me forcë ushtarake, ka deklaruar të martën i dërguari special amerikan, Steve Witkoff. Ai theksoi se administrata amerikane synon të arrijë marrëveshje për çështje kyçe si programi bërthamor i Iranit, raketat dhe materialet bërthamore, duke shmangur përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, raportojnë mediat . “Dialogu mbetet opsioni ynë kryesor”, tha ai, duke nënvizuar rrezikun e pasojave serioze nëse situata do të përshkallëzohej ushtarakisht. Deklarata vjen në një kohë kur SHBA dhe Irani kanë intensifikuar kontaktet indirekte përmes negociatave dhe ndërmjetësimit të vendeve të treta, me qëllim uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Zyrtarët amerikanë përsërisin se rruga diplomatike është prioriteti për të shmangur një përplasje të hapur. Ndryshe, qytetarët po protestojnë në shtetin iranian për shkaqe ekonomike dhe sociale. /Telegrafi/ — (@)