Poezi nga: Nazim Hikmet Përktheu: Maksim Rakipaj Ah, mor djalë, unë nuk kam frikë të vdes, sadoqë, ndonjëherë, kur punoj natën, seç kam një shtrëngim në zemër, të ngopesh me jetën, biri im, e pamundur është. Mos jeto në këtë botë si qeraxhi, as si me pushimet e verës, si në shtëpi të tyt eti të jetosh. Besoji grurit, tokës, detit por më parë njeriut. Duaji retë, librin, makinën, po më parë njerinë. Ndjeje thellë në zemër dhimbjen e degës që thahet, të yllit që shuhet, të kafshës së plagosur, por më parë dhimbjen e njeriut. Gëzim të dhënçin gjithë të mirat e dheut: hija dhe drita gëzim të dhënçin, të katra stinët të dhënçin gëzim, por mbi të gjitha, me të dyja duart, njeriu të dhëntë gëzim!