Ne shtator te vitit 2025, Telegrafi kishte vizituar kampin tek Ura e Fshajtë në Gjakovë, ku turist nga e gjithë Evropa e frekuentonin në çdo kohë. Bedri Cahani dhe familja e tij ishin shumë të gëzuar për hapjen e këtij kampi, por pas katër muajve, ky kamp është shkatërruar i gjithi. Nga skëterra në oazë, historia e çiftit që ndërtoi kampingun e ëndrrave mes Gjakovës dhe Rahovecit, duke impresionuar turistët e huaj Vërshimet që ndodhën në fillim të vitit 2026 kanë shkatërruar shumë ekonomi familjare, përfshirë edhe kampin tek Ura e Fshajtë ne Gjakovë. Në reportazhin më poshtë, Bedriu na tregoi se si vërshimet e kanë goditur një vend që e kishin ndërtuar me shumë përkushtim, derisa u bëhet thirrje institucuioneve qendrore dhe lokale që ta ndihmojnë për ta rikthyer sërish kampin në një oazë që promovon Kosovën. / Telegrafi /