Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shkaktoi një moment të sikletshëm në një konferencë për shtyp, ku sulmoi verbalisht një gazetar që, sipas saj, kishte bërë një pyetje “të njëanshme”. Gjatë bisedës me mediat, Leavitt i dha fjalën gazetar britanik Niall Stanage, i cili u ndal te rasti i vrasjes së Renee Nicole Good në Minneapolis, e cila u qëllua për vdekje nga një agjent i ICE-së në një incident që ka shkaktuar reagime të ashpra kombëtare. Gazetari tha se vrasja e saj ishte e pamenduar dhe e pabazë — frazë kjo që e shqetësoi zëdhënësen e presidentit amerikan, Donald Trump. SCANDAL: Caroline Leavitt brutally tore into a journalist who accused the Trump administration of mistakes by ICE "You’re a left-wing hack. You’re not a reporter. You’re posing as a journalist. You shouldn’t even be sitting in that seat." pic.twitter.com/UUZcN7glDa — NEXTA (@nexta_tv) January 15, 2026 “Pse mendoni se ishte e pamenduar dhe e pabazë?”, e pyeti Leavitt. Përgjigja e gazetarit erdhi shpejt “sepse agjenti i ICE-së veproi pa menduar dhe e vrau atë”. Këto fjalë mjaftuan që Leavitt të reagonte ashpër “ju jeni një sharlatan i majtë. Nuk jeni gazetar. Prezantoheni si gazetar në këtë dhomë dhe kjo shihet qartë nga premisa e pyetjes suaj. Ju dhe njerëzit e medias që keni këtë lloj njëanshmërie, por pretendoni se jeni gazetarë, nuk duhet të ishit fare në atë vend”. Zëdhënësja i tha më tej gazetarit se ai po pretendon të jetë gazetar, ndërkohë që sipas saj është një aktivist i majtë. “Sa qytetarë amerikanë kanë vrarë emigrantët ilegalë? Bast se nuk e di. Bast se nuk i ke lexuar ato histori. Është turp për njerëz si ty në media që keni një pikëpamje të shtrembëruar dhe të njëanshme dhe pretendoni se jeni gazetarë të vërtetë, të ndershëm”, tha Leavitt. /Telegrafi/