Kuvendi i Komunës së Istogut ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të legjislacionit të VIII-të, në të cilën kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, si dhe anëtarët e asamblesë komunale. Pikë kryesore e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Istogut. Pas procesit të votimit, me shumicë votash, për Kryesues të Kuvendit u zgjodh Enver Rugova nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Zgjedhja e Kryesuesit shënon një hap të rëndësishëm në funksionalizimin e plotë të Kuvendit Komunal dhe në vazhdimin e punës institucionale për realizimin e obligimeve ligjore dhe zhvillimore të Komunës së Istogut. / Telegrafi /