Drita mëson kundërshtarin e fazës ‘play-off’ në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës, Drita ka mësuar gjatë ditës së sotme (e premte) kundërshtarin e radhës në Ligën e Konferencës. Sot (e premte) është hedhur shorti në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës për fazën eliminatore të Ligës së Konferencës për sezonin. Pjesë e shortit për këtë fazë ishte edhe kampionia e Kosovës, Drita, e cila e mbylli fazën e ligës në pozitën e 20-të me tetë pikë. Pas hedhjes së shortit, gjilanasit kanë mësuar kundërshtarin. Bëhet fjalë për klubin slloven, Celje, e cila përfundoi në pozitën e 13-të me fazën e ligës. Ndeshje e parë e ‘play-off’-it do të zhvillohet më 19 shkurt 2026, ndërsa ndeshja kthyese më 26 shkurt 2026. Përveç Dritës, pjesë e shortit ishte edhe Shkëndija e Tetovës, e cila në ‘play-off’ do të përballet me turqit e Samsunsporit. /Telegrafi/