Shkëndija përballet me Samsunsporin në play-off të Ligës së Konferencës

KF Shkëndija ka mësuar kundërshtarin në raundin play-off të Ligës së Konferencës të UEFA-s, duke shkruar histori për futbollin vendor, pasi bëhet klubi i parë nga Maqedonia e Veriut që arrin të luajë në këtë fazë të një gare evropiane, njofton Telegrafi. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s në Nion ka përcaktuar çiftet për një vend në 1/8 e finales. Sipas formatit të ri, shorti ishte gjysmë i dirigjuar, ndërsa Shkëndija kishte dy kundërshtarë të mundshëm: Lech Poznań nga Polonia dhe Samsunspor nga Turqia. Fati e ka përballur kampionin e Maqedonisë së Veriut me ekipin turk Samsunspor në një duel të dyfishtë.Ndeshjet e play-offit do të zhvillohen më 19 dhe 26 shkurt. Shkëndija, si ekip jo bartës, ndeshjen e parë do ta luajë në Shkup, ndërsa takimin e kthimit do të zhvillohet në Turqi. /Telegrafi/