Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025. Lëvizja Vetëvendosje , për periudhën 09.06.2025-09.11.2025 ka shpenzuar mbi 388 mijë euro në të cilën përfshihen shpenzimet e pagave dhe kompensimet, të transportit, reklama, blerjet e mallrave, etj. Po ashtu sipas këtij raporti për pesë muaj ka pranuar 36 mijë e 680 euro donacione. KQZ publikon raportet e paaudituara financiare të fushatës së 93 subjekteve politike në zgjedhjet lokale Në raport bëhet e ditur se në mesin e 34 kontribuuesve është edhe nënkryetari i kësaj partie, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me shumën prej 1 mijë euro. Dy herë nga 165 euro i dha edhe ish-deputeti i legjislaturës së fundit dhe deputeti i zgjedhur, Avni Dehari, që në total bëjnë 330 euro. /Telegrafi/