Keijsi dhe Miri kanë debatuar gjatë ditës së sotme. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e nisi fjalosjen mes tyre, por me sa duket, gjithçka ka filluar rreth çështjes së një kavanozi, për të cilin Miri i kishte thënë Keijsit se do të mbante përgjegjësi. Sipas asaj që u kuptua gjatë bisedave, Kejisi u përpoq t’u shpjegonte banorëve versionin e tij të ngjarjes. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) “Kishte vënë qofte në ato plehrat te krevati im dhe i Mateos, dhe tani thotë ti do të mbash përgjegjësi që e ke vendos kavanozin te krevati im, është antihigjenike dhe dëmton shëndetin tim më tha”, u tha Keijsi banorëve. Pas këtij momenti, me sa duket, debati mes tyre u përshkallëzua dhe situata doli jashtë kontrollit. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Pavarësisht mënyrës se si nisi apo arsyeve konkrete që çuan në këtë përplasje, mes Keijsit dhe Mirit u dëgjuan një sërë ofendimesh të ndërsjella. Ishte Keijsi ajo që iu drejtua Mirit me fjalët: “Morr i zi”, për të vijuar më pas me shprehjen “qepe gojën”. Nga ana tjetër, edhe Miri nuk qëndroi pasiv, pasi u dëgjua t’i drejtohej Kejisit me fjalën “uturak”.