Barcelona “skauton” Kosovën: Ron Raçi mes opsioneve për gjigantin katalunas

Barcelona është duke konsideruar si opsion qendërmbrojtësin Rron Raçi për të ardhmen e afërt. Katalunasit janë në situatë të rëndë financiare, ndërsa vazhdimisht po shikojnë disa opsione më të lira, por që i përshtaten stilit të lojës së trajnerit Hansi Flick. Siç raporton “Football Transfer News”, Raçi është emri më i ri në listën e Barcelonës, me gjigantin spanjoll që e preferon sepse luan me këmbën e majtë pavarësisht pozitës së qendërmbrojtësit. “Barcelona po e skauton Rron Raçin, qendërmbrojtësin e Hajduk Splitit”. “Barcelona aktivisht po përcjellë një qendërmbrojtës që luan me këmbë të majtë për sezonin tjetër. Një ndër emrat është Rron Raçi, mbrojtësi i ri i vlerësuar nga Hajduk Spliti, i cili ka impresionuar me top paraqitje në futbollin kroat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre. Barça are monitoring Ron Raçi — the young CB of Hajduk Split Barça are actively scanning the market for a left-footed centre-back ahead of next season. Among the names being closely monitored: Ron Raçi — the highly-rated young defender of Hajduk Split, who has impressed with top… pic.twitter.com/MzjAsvnfxu — Football Transfer News (@FTransferNews) January 16, 2026 Ndërkohë, në listën e Barcelonës mbesin edhe qendërmbrojtësit e njohur si Alessandro Bastoni, Nico Schlotterbeck dhe Micky van de Veen. Raçi mbetet tepër i rëndësishëm edhe për Kosovën, me përzgjedhësin Franco Foda që e sheh si opsion për play-offin e Kupës së Botës 2026./ Telegrafi /