Haaland ka folur rreth mundësisë për t’u transferuar te Real Madridi

Erling Haaland tashmë ka dhënë mendimin e tij rreth mundësisë së transferimit te Real Madrid, ndërsa mediat e lidhin sulmuesin me një lëvizje rekord botëror prej 500 milionë eurosh drejt gjigantit të La Ligës. Haaland është një nga sulmuesit më efektivë në Evropë, duke regjistruar 287 gola në 362 paraqitje profesionale gjatë karrierës së tij me klubet Molde, Bryne, Red Bull Salzburg, Borussia Dortmund dhe Manchester City. Forma e tij e jashtëzakonshme i siguroi një kontratë të majme te City, me raporte që flasin për 500,000 paund në javë para bonuseve, të cilën e nënshkroi në janar të 2024 dhe e mban atë në ‘Etihad’ deri në qershor 2034. Deri atëherë, Haaland do të jetë 34 vjeç dhe me shumë mundësi jashtë kulmit të tij. Shumë tifozë të Cityt shpresojnë që sulmuesi norvegjez ta përfundojë kontratën e tij të gjatë. Por sipas Sky Germany , presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është i interesuar që ta sjellë Haaland në ‘Santiago Bernabeu’, në një marrëveshje që do të thyejë çdo rekord botëror. Në mars të 2024, para ndeshjes së Manchester City ndaj Copenhagen në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, Haaland u pyet rreth një transferimi të mundshëm në kryeqytetin spanjoll. “Real Madrid? Nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja”, ka thënë fillimisht Haaland. Më pas, në janar të 2025, ai u pyet përsëri për të njëjtën temë, pas deklaratës së babait të tij, Alf Inge, i cili sugjeroi se dëshironte ta shihte djalin e tij të luante në të gjitha ligat kryesore evropiane për dy ose tre vjet kur Erling iu bashkua City në 2022. “Sapo nënshkrova një kontratë nëntë-vjeçare e gjysmë, çfarë doni të them?”. “Jam shumë i lumtur me zgjedhjen time dhe mezi pres të kaloj shumë vite në Manchester dhe kaq është”, përfundoi ai./ Telegrafi /