Futbollisti i talentuar Endrit Morina, është bërë shpejtë me skuadër të re pas përfundimit të bashkëpunimit të tij me Dritën. Sot (e premte) gjatë ditës, klubi gjilanas kishte bërë me dije se kanë ndërperë bashkëpunimin me Morinën, i cili ishte bërë pjesë e tyre nga Feronikeli ’74. Sidoqoftë, ai nuk është vonuar për të gjetur një ambient të ri dhe tashmë ka gjetur ‘folenë’ e re. Sipas burimeve të Telegrafit, Morina ka arritur marrëveshje me Prishtinën e Re dhe pritet që aty ta vazhdojë karrierën. Prishtina e Re së fundmi ka ndarë rrugët me disa futbollistë dhe tashëm Morina pritet të jetë goditja e tyre e janarit. 24-vjeçari më parë ka luajtur edhe në Zvicër, ku ka veshur fanellat e Xamax dhe Biel-Bienne Pas 19 xhirove të zhvilluara deri më tani në elitën e futbollit kosovar, Prishtina e Re renditet e fundit me 15 pikë të grumbulluara./ Telegrafi /