“Do të kthehem në Iran”, Princi u bën thirrje iranianëve dhe botës

"Bashkpatriotët e mi të guximshëm... kanë nevojë për ndihmën tuaj urgjente tani", tha Princi i Kurosës së Iranit, Reza Pahlavi. Regjimi në pushtet iranian po "sulmon ashpër, si një kafshë e plagosur, i dëshpëruar për t'u kapur pas pushtetit", sipas tij - sepse është "pranë shembjes". Ai gjithashtu përsërit ofertën e tij për të udhëhequr një qeveri të re iraniane dhe se së shpejti do të kthehet në vend. "Sot, ndërsa bashkatdhetarët e mi më bëjnë thirrje për udhëheqje, unë riafirmoj zotimin tim të përjetshëm duke u futur në krye të lëvizjes që do ta shpëtojë vendin tonë nga forca armiqësore anti-iraniane që e pushton dhe vret fëmijët e tij”, deklaroi Pahlavi. "Do të kthehem në Iran. Jam në një pozicion unik për të siguruar një tranzicion të qëndrueshëm”, shtoi ai. "Ky nuk është mendimi im. Ky është vendimi i dhënë me zë të lartë dhe të qartë nga populli përballë plumbave." Ndërsa Pahlavi i lutet bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë, ai tha se po i kërkon "botës të bëjë gjashtë gjëra": Të mbrohet populli iranian duke degraduar kapacitetin represiv të regjimit, duke përfshirë shënjestrimin e udhëheqjes së Gardës Revolucionare Islamike dhe infrastrukturës së saj të komandës dhe kontrollit; Të ushtrojë dhe të mbajë presionin maksimal ekonomik mbi regjimin; Mundësimi i aksesit të pakufizuar në internet; Dëbimi i diplomatëve iranianë nga kryeqytetet dhe ndërmarrja e veprimeve ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit; Lirimi i menjëhershëm i të gjithë të burgosurve politikë ; Tranzicion demokratik në Iran. Pahlavi theksoi gjithashtu se "mbështetja e popullit iranian nuk është një akt bamirësie, as nuk është ndërhyrje e pajustifikuar". "Vetë stabiliteti global varet nga largimi i këtij regjimi", tha ai. "Kjo nuk kërkon vendosjen e çizmeve në tokë - çizmet e popullit iranian janë tashmë në tokë." /Telegrafi/