Limi ia mohon para syve lidhjen, Alba 'shpërthen' në të qara: Si mund të gënjesh para miliona shikuesve

Ish-çifti Alba dhe Limi kanë pasur një përballje të fortë dhe mjaft emocionale gjatë spektaklit “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova, duke kthyer vëmendjen e publikut te raporti i tyre i ndërlikuar. Gjatë mbrëmjes, produksioni transmetoi një klip përmbledhës që pasqyronte marrëdhënien e dyshes gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë, moment që u pasua me një deklaratë shokuese nga Limi. Ai mohoi kategorikisht faktin se kishte bashkëjetuar apo se kishte qenë në një lidhje serioze me Albën, deklaratë kjo që shkaktoi reagim të menjëhershëm dhe të fortë nga ana e saj. E prekur thellë nga fjalët e tij, Alba shpërtheu në lot dhe qau me dënesë përpara publikut dhe banorëve. “Po gënjen para syve të mi, si mund ta thuash këtë”, u shpreh ajo mes të qarash, duke e akuzuar Limin se po mohonte një histori që, sipas saj, kishte qenë reale dhe e ndjerë. Situata u shoqërua me emocione të forta, tension dhe dhimbje të dukshme, teksa Alba u shfaq tepër e lënduar dhe e revoltuar nga mohimi i lidhjes nga ana e Lim Hotit. Ky moment u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke u konsideruar si një nga përballjet më të forta të këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/