Burri futet me kalë në një market në SHBA, pamjet bëhen virale

Një video që tregon një burrë duke hipur mbi kalë nëpër korridoret e një supermarketi në SHBA është bërë virale. Klipi tregon pamje brenda një dyqani Target në Dallas të Teksasit, ku punonjësit e dyqanit shihen duke të panikuar dhe përpiqen ta shoqërojnë kafshën jashtë. “Çfarë po bën? Dil nga dyqani”, dëgjohet të thotë një nga punonjësit e Target. View this post on Instagram A post shared by Stephen Harmon (@cowboyatheart82) Ndërsa një pjesë e përdoruesve qeshën me incidentin, të tjerë pohuan se sjellja e një kali brenda dyqanit nuk ishte një ide e mençur dhe situata mund të kishte marrë përmasa të rrezikshme. /Telegrafi/