Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit dhe rinumërimit të votave ka përfunduar në 18 komuna, ndërsa komunat e tjera do të përfshihen në këtë proces sipas radhës së përcaktuar. Nga verifikimi i votave, disa kandidatëve u janë shtuar vota, ndërsa disa të tjerëve u janë hequr qindra vota. Megjithatë, bazuar në të dhënat aktuale, këto ndryshime nuk pritet të ndikojnë në listat e kandidatëve që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota Sipas rezultateve të deritanishme të rinumërimit, ndryshimet më të theksuara të votave janë si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje (LVV): Ejup Maqedoncit pas verifikimit i hiqen 263 vota Venedis Lahu: -244 vota Filiz Mustafa: -227 vota Albin Kurti: -137 vota Driton Hyseni: +61 vota Në PDK pas rinumërimit Fetah Paçarizit i janë hequr 461 vota, derisa Bekim Haxhiut i janë shtuar 62 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Fetah Paçarizi: -461 vota Arianit Qollaku: -186 vota Nait Hasani: -178 vota Bekim Haxhiu: +62 vota Në LDK kandidati më "i favorizuar" nga komisionerët deri më tani del të ketë qenë Xhavit Uka të cilit i janë shtuar 153 vota, derisa Partis Guri është dëmtuar më shumë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Xhavit Uka: -153 vota Paris Guri: +54 vota Në partitë tjera ndryshimet janë të vogla deri më tani. KQZ ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të vazhdojë deri në përfundimin e verifikimit të të gjitha vendvotimeve të parapara, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore./ Telegrafi /