Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante policore, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët dhe mediat, është gjetur personi i raportuar më herët si i humbur, Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15 korrik 2008, me vendbanim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan. Sipas njoftimit zyrtar, i mituri është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku po zhvillohen procedurat e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe informacionet e ofruara gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rasti.