KQZ rinumëron 34% të vendvotimeve – disa kandidatë humbin mijëra vota, të tjerë përfitojnë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 309 nga gjithsej 914 vendvotime të përfshira në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 34 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit dhe rinumërimit të votave ka përfunduar në 20 komuna, ndërsa komunat e tjera do të përfshihen në këtë proces sipas radhës së përcaktuar. Nga verifikimi i votave janë evidentuar ndryshime të konsiderueshme, ku disa kandidatëve u janë hequr qindra vota, ndërsa disa të tjerëve u janë shtuar dhjetëra e qindra vota. Vonesat e rinumërimit, rrezik për zgjedhjen e Presidentit Megjithatë, sipas të dhënave aktuale, këto ndryshime nuk pritet të sjellin lëvizje në listat e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kandidatët me më së shumti vota të hequra pas verifikimit Lëvizja Vetëvendosje (LVV): Ejup Maqedonci: -252 vota Vendenis Lahu: -239 vota Filiz Mustafa: -224 vota Adelina Stublla: -165 vota Albin Kurti: -152 vota Dafina Alishani: -141 vota Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Fetah Paçarizi: -1,323 vota Nait Hasani: -667 vota Arianit Çollaku: -507 vota Xhavit Haliti: -477 vota Luljeta Veselaj Gutaj: -450 vota Kujtim Gashi: -434 vota Enver Hoxhaj: -430 vota Fadil Demaku: -306 vota Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Xhavit Uka: -355 vota Visar Azemi: -193 vota Driton Selmanaj: -169 vota Anton Quni: -144 vota Kandidatët që kanë përfituar më së shumti nga rinumërimi Lëvizja Vetëvendosje (LVV): Driton Hyseni: +61 vota Alban Bajrami: +49 vota Mefail Bajqinovci: +44 vota Fatos Geci: +32 vota Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Uran Ismaili: +166 vota Përparim Gruda: +129 vota Vlora Çitaku: +104 vota Arian Tahiri: +100 vota Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Paris Guri: +60 vota Shaban Osmanaj: +27 vota Doarsa Kica-Xhelili: +23 vota Ukë Rugova: +20 vota Ndryshime më të pakta të votave në AAK. KQZ ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të vazhdojë deri në përfundimin e verifikimit të të gjitha vendvotimeve të parapara, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore./ Telegrafi /