YouTube po prezanton disa kontrolle të reja për prindërit dhe kujdestarët, duke u mundësuar atyre të vendosin kufizime të kohës që adoleshentët shpenzojnë duke shikuar YouTube Shorts - videot e shkurtra në platformë. Në të ardhmen e afërt, prindërit do të jenë në gjendje të vendosin të vendosin kohëzgjatje të shikimit të Shorts nga 0 minuta e lart në llogaritë e mbikëqyrura të fëmijëve të tyre. Kjo do t’u japë prindërve kontroll të plotë mbi sasinë e përmbajtjes së shkurtër që fëmijët e shohin. Përveç kufizimit të Shorts‑eve, tani përdoruesit nga 13 deri në 17 vjeç do të kenë aktivizuar automatikisht kujtesa për “pushim” dhe “kohe për gjumë”, me qëllim promovimin e zakoneve më të shëndetshme të përdorimit të platformës. YouTube gjithashtu do të rekomandojë më shpesh video që janë të përshtatshme për moshën dhe që ofrojnë përmbajtje më edukative dhe të pasuruar, si videot e kanaleve Khan Academy, CrashCourse dhe TED‑Ed. Në javët e ardhshme, një proces i përmirësuar i regjistrimit do të bëhet i disponueshëm, duke e bërë më të lehtë për prindërit dhe fëmijët të ndërrojnë llogaritë brenda aplikacionit celular, në mënyrë që secili të ketë përvojën e tij të përshtatshme të shikimit. /Telegrafi/