Parashikimi i motit në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot kryesisht stabil, me vranësira dhe me intervale me diell. IHK njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell. Temperaturat minimale -4 deri -2 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 3 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-3m/s. Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 1-4 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-4m/s. /Telegrafi/