Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të premten, në ora 13:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe motrës së tij”, thuhet në raport. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/