Tha se do të aktivizojë klauzolën e largimit, talenti i Barcelonës futë në ‘luftë’ tre gjigantët evropianë

Talenti i madh i Barcelonës, Dro Fernandez ka vendosur të aktivizojë klauzolën e largimit gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe tashmë disa klube evropiane kanë filluar interesimin për transferimin e tij. Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain ka paraqitur propozimin e tyre për mesfushorin e talentuar të Barcelonës, me bisedimet që vazhdojnë për të siguruar transferimin e tij në janar. 18-vjeçari, i cili ka një klauzolë lirimi me vlerë 6 milionë euro, e ka njoftuar klubin katalanas se do të largohet në këtë afat kalimtar dhe përveç PSG-së edhe dy klube tjera evropiane e duan transferimin e tij. ❤️ Paris Saint-Germain have presented their contract proposal to Dro who’s set to leave Barcelona. PSG are pushing to sign 18 year old midfielder with talks already underway behind the scenes — for €6m release clause. ➕ https://t.co/sN7dHgRclD pic.twitter.com/xYUFpSKHNQ — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 17, 2026 Manchester City dhe Borussia Dortmund kanë paraqitur gjithashtu oferta konkrete për Dro Fernandez, i cili ka vendosur të largohet përfundimisht nga Camp Nou. Megjithatë, shumica e raportimeve tregojnë se PSG është në “pole position” për mesfushorin 18-vjeçar, për të cilin shoqëruesit e tij po i vlerësojnë ofertat pa nxitim, me një vendim për destinacionin e tij të radhës shumë afër. Te Barça, largimi i talentit spanjoll vjen si një befasi e madhe, me trajnerin Hansi Flick thellësisht të zhgënjyer nga vendimi i tij, pasi i kishte dhënë disa herë minuta në këtë sezon. /Telegrafi/