Mbrojtja me koston e gjithçkaje: Guardiola shpenzoi 1.6 miliardë euro për 25 mbrojtës te Man City

Manchester City ka kryer tashmë marrëveshjen e transferimit të mbrojtësit Marco Guehi nga Crystal Palace për 23 milionë euro, për të cilin ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi. Me këtë rast, mediat angleze luajtën pak me statistikat dhe llogaritën se sa mbrojtës kanë mbërritur te City që kur trajneri Pep Guardiola ka ardhur në klub. Siç dihet mirë, në korrik të këtij viti do të bëhen 10 vjet që kur Guardiola mbërriti te City nga Bayern Munich, duke fituar gjithçka që mund të fitohej. Në këto 10 vjet, Guardiola solli 25 mbrojtës te City. Sipas faqes Transfermarkt , transferimi do ta çojë totalin e shpenzimeve të Cityt në 1.93 miliardë funte që nga emërimi i Guardiolës - duke përfshirë mbi 700 milionë funte (807 milionë euro) vetëm për mbrojtës. Kjo shifër është dukshëm më shumë se klubet e tjera nga gjashtëshja e madhe tradicionale. Për krahasim, Arsenali solli 19 mbrojtës, Chelsea 20, Tottenham 17, Manchester United 15 dhe Liverpool 10 në të njëjtën periudhë, shkruan Goal.com . Si kujtesë, që kur Guardiola erdhi në krye të ekipit, City ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, dy Kupa FA, katër Kupa EFL dhe Kupën e Botës për Klube. Mbrojtësit më të shtrenjtë të blerë nga Guardiola janë Josko Gvardiol (89 milionë euro), Ruben Dias (75 milionë euro) dhe Jon Stones (55 milionë euro). /Telegrafi/