ICE në burgjet amerikane mban 73 mijë njerëz, numri më i lartë në histori

Numri i personave të mbajtur në paraburgim nga Shërbimi Amerikan i Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka arritur një rekord të ri. Në fakt, ICE ka tejkaluar për herë të parë shifrën prej 70 mijë të burgosurve, në historinë 23-vjeçare të këtij agjencie për deportime, tregojnë të dhënat e brendshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS). Deri të enjten, ICE mbante në paraburgim rreth 73 mijë persona në të gjithë Shtetet e Bashkuara që përballeshin me deportim, një shifër më e lartë se çdoherë tjetër dhe një rritje prej 84 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur numri i paraburgosurve ishte nën 40 mijë, tregojnë të dhënat e brendshme statistike që CBS News ka siguruar. Administrata Trump synonte të mbante mbi 100 mijë të paraburgosur në çdo kohë si pjesë e fushatës për deportime masive. Rreth 67 mijë prej të paraburgosurve janë të rritur të vetëm, ndërsa 6000 janë familje me fëmijë të mitur. ICE mban persona për shkelje imigracioni dhe krime, duke përfshirë edhe ata me dënime penale. Rreth 47 për qind e të paraburgosurve kanë akuza ose dënime penale; të tjerët janë vetëm shkelës civilë të ligjit të imigracionit. Grupi pa histori penale ka shënuar rritjen më të shpejtë në muajt e fundit. Rritja u mundësua nga financimi i jashtëzakonshëm prej 45 miliardë dollarësh dhe zgjerimi i kapaciteteve, përfshirë përdorimin e bazave ushtarake si Fort Bliss. /Telegrafi/