Manchester United dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier. Djajtë e Kuq janë nikoqir të Qytetarëve në derbin e zjarrtë lokal, i cili pritet të zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 13:30. Ekipi vendas vjen nga një formë jo e mirë me tri barazime radhazi dhe synon t’i kthehet fitores pikërisht në derbi për t’u rikthyer në garë për pozitën e katërt. Në anën tjetër, edhe ekipi i Pep Guardiolës ka tri barazime radhazi dhe synimi i vetëm janë tri pikët për t’iu ofruar Arsenalit në pozitën e parë dhe për ta mbajtur të hapur garën për titull. Trajnerët e të dyja skudrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet e tyre. Man Utd : Lemmens; Maguire, Martinez, Shaw; Dalot, Fernandes, Casemiro, Dorgu; Amad, Mainoo; Mbeumo; Man City : Donnarumma; Lewis, Khusanov, Alleyne, Ake; Rodri, Bernardo (C); Semenyo, Foden, Doku; Haaland /Telegrafi/