"Kjo është fantastike", Klopp përgjigjet pasi u pyet përsëri për Real Madridin

Ka gjithnjë e më shumë tituj mediatikë, veçanërisht në Spanjë, që kanë të bëjnë me Real Madridin, ose më saktë me personin që do të ulet në stolin e zjarrtë të Klubit Mbretëror pas Alvaro Arbeloas. Spanjollët duan trajnerin gjerman Jurgen Klopp, i cili aktualisht është drejtori aktual i operacioneve sportive te Red Bull. Klopp tha publikisht vetëm pak ditë më parë se nuk i intereson çfarë po ndodh te Reali dhe se Red Bull është vendi i duhur për të. Klopp zbulon nëse do ta marrë drejtimin e Real Madridit Tani ai është fotografuar në një ndeshje të NBA në Berlin midis Orlando Magic dhe Memphis Grizzlies, dhe megjithëse dukej i qetë, bota e futbollit ende po flet për atë se ku mund të përfundojë ai më pas. Një gazetar i ESPN e pyeti gjithashtu në mënyrë indirekte për vazhdimin e karrierës së tij, duke lënë të kuptohet se "edhe në Madrid e duan shumë basketbollin". Klopp qeshi dhe u përgjigj me të qeshur: “Kjo është fantastike. Ndoshta njëri prej tyre e pa edhe këtë ndeshje”. /Telegrafi/