Publikohen pamje të pa transmetuara, Limi i drejtohet me epitet të rëndë Albës - ajo qanë dhe bërtet me të madhe në dhomën e gjumit

Pamje të rënda dhe tronditëse kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku, pas një përballjeje sqaruese mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, Albës dhe Limit. Videoja, e cila nuk është transmetuar asnjëherë në Prime apo në kanalet zyrtare të spektaklit, tregon një moment tejet të tensionuar mes ish-çiftit. Sipas pamjeve, gjithçka nis nga një deklaratë fyese e Limit drejtuar Albës, ku ai përdor një fjalor të rëndë dhe denigrues ndaj saj. Kjo deklaratë e ndez menjëherë situatën, ndërsa Alba dëgjohet duke bërtitur dhe duke shpërthyer në lot, çka bën që të zgjohen edhe disa nga banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët ndërhyjnë për të qetësuar situatën. @nikokomani #bbvk4 ♬ original sound - Niko Komani E revoltuar dhe e lënduar, Alba i drejtohet Limit me tone të ashpra, duke e quajtur “të poshtër” dhe duke kërkuar sqarim për akuzat e tij. Nga ana tjetër, Limi vazhdon me replika të shkurtëra dhe provokuese, pa dhënë një shpjegim të qartë, duke e përshkallëzuar edhe më tej konfliktin mes tyre. Ajo që ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje është fakti se këto pamje janë mbajtur larg syrit të publikut nga produksioni dhe nuk janë transmetuar në asnjë moment gjatë spektaklit. Publikimi i tyre në rrjete sociale ka hapur debate të forta mbi përzgjedhjen e materialeve që shfaqen në ekran dhe mbi trajtimin e situatave të ndjeshme brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/