Real Madridi kërcënon tifozët, do t’i nxjerrë nga stadiumi ata që vërshëllejnë gjatë ndeshjes

Real Madridi rikthehet sot (e shtunë) në ‘Santiago Bernabeu’ për herë të parë që nga shkarkimi i Xabi Alonsos, gjë që shkaktoi një valë kritikash si midis tifozëve ashtu edhe komentatorëve. Edhe përkundër se iu pëlqente shumë Alonso, në tribunat e Bernabeut mund të dëgjoheshin përsëri pakënaqësi të forta, këtë herë jo vetëm në kurriz të Vinicius Junior, por edhe brenda klubit. Duke pasur parasysh këtë, Real Madridi tashmë u ka dërguar një mesazh të ashpër tifozëve që do të donin të vërshëllenin në stadium kundër Levantes. Pjesa e tifozëve që njihet si Grada de Animacion Real Madridi do ta monitorojë në mënyrë strikte sektorin Sipas mediumit Cadena SER , drejtuesit e klubit kanë vendosur një vijë të qartë në lidhje me sjelljen e tifozëve, veçanërisht ndaj "Grada de Animacion", sektorit me tifozët më të zhurmshëm. Ata thuhet se u kanë thënë anëtarëve të këtij sektori se do të ushtrohet mbikëqyrje e rreptë gjatë ndeshjes. Udhëzimi është i qartë dhe nuk lë vend për interpretim: pas ndeshjes, klubi synon të shqyrtojë pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga tribuna. Ultimatumi është që çdo anëtar i "Grada de Animacion" që filmohet duke vërshëllyer ekipin do të ndalohet të hyjë në atë sektor. Qëndrimi i klubit është qartësisht ai i tolerancës zero ndaj atmosferës negative në sektorin kryesor të tifozëve. Mesazhi për këta tifozë është i drejtpërdrejtë: "Kushdo që dëshiron të vërshëllej, le të vërshëllej jashtë stadiumit". BREAKING: Real Madrid have informed the "Grada de Animacion" fans that tomorrow after the game, the club will review the security cameras of the Bernabeu, and whoever is caught on camera booing the team would be BANNED from the Grada! The club says: "Whoever wants to boo, can… pic.twitter.com/8IqRAE3xRy — Madrid Zone (@theMadridZone) January 17, 2026 Me Vinicius Jr. që është vërshëllyer në javët e fundit dhe shkarkimin e Xabi Alonsos që ka nxitur më tej tensionet midis tifozëve, bordi është i etur që “Grada de Animacion” të jetë një burim mbështetjeje e zëshme, jo proteste. Ndërsa nuk mund ta kontrollojnë të gjithë stadiumin, klubi ka vendosur të shtypë agresivisht pakënaqësinë brenda sektorit të tij më të organizuar. /Telegrafi/