Luis Enrique tregon çfarë pret PSG nga Dembele

Ousmane Dembele është rikthyer në formën e tij më të mirë. Sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi dy herë kundër Lille në ndeshjen e javës së 18-të të Ligue 1. Në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, Luis Enrique zbuloi se pret më shumë prej tij sesa vetëm gola. Sipas komenteve të bëra nga trajneri spanjoll dhe të raportuara nga Culture PSG , fituesi i Topit të Artë 2025 duhet të japë edhe rezultate në mbrojtje. Kërkesat e çmendura që Dembele po bën për të rinovuar me PSG-në “Por ajo që pres nga Ousmane është më shumë sesa thjesht të shënojë një, dy ose tre gola në një ndeshje. Ajo që presim dhe shpresojmë prej tij është aftësia e tij për të qenë një lider në anën mbrojtëse të fushës”, ka thënë fillimisht Enrique. “Dhe në këtë drejtim, e gjithë skuadra duhet të përmirësohet. Ousmane, si pjesa tjetër e skuadrës. Sepse sot, në pjesën e parë, Lille luajti shumë mirë. Ata e kapërcyen presionin tonë shumë lehtë”. “Sigurisht që vrapuam, por dobët. Dhe kur Lille kapërcen presionin tonë, kjo e bën ndeshjen të vështirë për t'u fituar. Dhe sot, patëm fat sepse shënuam tre gola”, përfundoi trajner i PSG-së. /Telegrafi/