Edhe përkundër kërcënimeve, lojtarët e Real Madridit u pritën me vërshëllima të forta, në veçanti dy yje të Mbretërve

Real Madridi po luan aktualisht ndeshjen e xhiros së 20-të të La Ligas në shtëpi kundër Levantes, dhe lojtarët e ekipit vendas përjetuan një pritje të tmerrshme nga tifozët e tyre. Domethënë, kur dilnin për ngrohje dhe në fillim të ndeshjes, pati vërshëllima të forta nga tifozët. Është një skenë që ‘Santiago Bernabeu’ nuk e mban mend dhe e gjitha kjo u shkaktua nga shkarkimi i Xabi Alonsos, i cili u pasua nga Alvaro Arbelo. Mbretërit përjetuan dy humbje radhazi, kundër Barcelonës dhe Albacetes, të cilat tifozët nuk ia falën dhe i pritën me vërshëllima të mëdha e të fuqishme. El Bernabéu dicta sentencia: Pitada a los jugadores del Real Madrid al salir a calentar @rdgzcastellanos #RealMadridLevante #LaLiga pic.twitter.com/Cuoj3fRhLs — MARCA (@marca) January 17, 2026 Braziliani Vinicius Junior dhe anglezi Jude Bellingham ishin veçanërisht nën sulm, të cilët tifozët i fajësojnë për largimin e Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit. Ndryshe, pjesa e parë e ndeshjes me Real Madridit dhe Levantes u mbyll pa gola. /Telegrafi/ Monumental bronca del Bernabéu y pitada salvaje a Vini y Bellingham La afición se lo deja claro al Real Madrid @rdgzcastellanos #RealMadridLevante #LaLiga pic.twitter.com/wYP6aGJMg6 — MARCA (@marca) January 17, 2026