Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 22-të të Ligës Premier. Micheal Carrick ka vazhduar me rezultate pozitive që nga marrja e përkohshme e drejtimit të skuadrës pas shkarkimit të Ruben Amorim. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të krijojnë edhe shumë raste për gol dhe ta gjejnë rrjetën në dy raste. Megjithatë, goli i Amad Diallo (34’) dhe ai i Bruno Fernandes (41’) u anuluan të dytë shkaku i pozitave jashtë loje duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0. Big second half coming up ✊ — Manchester United (@ManUtd) January 17, 2026 Në pjesën e dytë, Unitedi vazhdoi me lojë më të mirë, por kësaj radhe edhe më konkrete pasi përveç rasteve, arritën të shënojnë edhe tre gola të rregullt. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 65-të me anë të Bryan Mbeumos, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Patrick Dorgu (76’) shënoi për epërsinë 2-0. Unitedi shënoi edhe me Mason Mount (90+2), por edhe ky gol ishte i parregullt shkaku i pozitës jashtë loje dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-0 të Djajve të Kuq. MANCHESTER. IS. REDDDDD! ?❤️ — Manchester United (@ManUtd) January 17, 2026 Pas kësaj fitore, United ngjitet në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa City mbetet i dyti me 43 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët e presin Wolverhamptonin, teksa Djajtë e Kuq udhëtojnë te Arsenali. /Telegrafi/