Talenti 18-vjeçar i Barcelonës, Dro Fernandez pritet të nënshkruaj me Paris Saint-Germain pasi ka vendosur të shfrytëzoj klauzolën e lirimit. Gazetari Loic Tanzi mbështet më tej raportet për transferimin e afërt të mesfushorit të Barcelonës, Dro Fernandez, te Paris Saint-Germain. Sipas tij, mesfushori 18-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë me gjigantët francezë deri në vitin 2030. Transferts : Dro Fernandez (Barça) devrait s'engager avec le PSG jusqu'en 2030 https://t.co/xpTTtC5Q0B — Loïc Tanzi (@Tanziloic) January 17, 2026 Pavarësisht interesit nga gjigantët evropianë si Manchester City, Borussia Dortmund dhe Chelsea, PSG është favorit për të siguruar nënshkrimin e spanjollit, pasi thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim me të. Paris Saint-Germain do të duhet të shfrytëzojë klauzolën e lirimit prej 6 milionë eurosh. /Telegrafi/