Nëse nuk reagoni menjëherë, por vëzhgoni dhe dëgjoni, psikologët thonë se mendja juaj funksionon ndryshe nga e shumicës Të gjithë kemi qenë të paktën një herë në situatë kur dikush na ka gënjyer. Disa njerëz menjëherë dyshojnë se diçka nuk shkon, të tjerë zemërohen, ndërsa një grup i tretë duket çuditërisht i qetë dhe i përmbajtur – thuajse sikur e dinin që në fillim se e vërteta nuk u tha. Sipas ekspertëve, mënyra se si reagojmë ndaj gënjeshtrës mund të tregojë shumë për nivelin e inteligjencës sonë, por jo në kuptimin klasik të IQ-së, por në kuptimin e aftësisë për të kuptuar njerëzit, motivet e tyre dhe për të menaxhuar emocionet tona . Inteligjenca nuk është vetëm logjikë Kur flasim për mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj gënjeshtrës, është e rëndësishme të kuptojmë se inteligjenca e vërtetë nuk është vetëm aftësia për të zgjidhur probleme matematikore apo logjike. Psikologët theksojnë se njerëzit inteligjentë shpesh kanë të zhvilluar inteligjencën emocionale dhe sociale – pra, aftësinë për të dalluar emocionet e të tjerëve, por edhe për të kontrolluar reagimet e veta në marrëdhënie me njerëzit. Kjo do të thotë se ata nuk reagojnë impulsivisht , as vetëm mbi bazën e instinktit, por analizojnë situatën përpara se të nxjerrin përfundime. Nuk panikosen dhe nuk reagojnë menjëherë Një nga shenjat më tipike të njerëzve inteligjentë kur përballen me një gënjeshtër është se nuk akuzojnë menjëherë dhe nuk e mbyllin bisedën pa prova . Përkundrazi, ata: ruajnë qetësinë dhe nuk e ndërpresin menjëherë personin, dëgjojnë me kujdes gjithçka që thuhet, i kushtojnë vëmendje kontekstit, jo vetëm miteve të zakonshme, si ideja se “njerëzit që shmangin kontaktin me sy gënjejnë”. Ekspertët theksojnë se ky është një nga mitet më të përhapura në psikologji : njerëzit që shmangin kontaktin me sy nuk gënjejnë domosdoshmërisht, ata mund të jenë nervozë, të turpshëm ose nën stres. Kjo qasje e qetë dhe e menduar tregon aftësinë për të ndarë emocionet nga faktet, transmeton Telegrafi. Kërkojnë shenja të holla, jo reagime sipërfaqësore Njerëzit me inteligjencë më të zhvilluar nuk mjaftohen vetëm me gjuhën e trupit apo me gjeste të ngadalta. Ata i kushtojnë vëmendje asaj çfarë thuhet dhe si ndërtohet rrëfimi . Psikologët theksojnë se çelësi shpesh qëndron te dinamika e të folurit: duhet vëzhguar hezitimi, vonesa midis pyetjes dhe përgjigjes, si dhe mungesa e detajeve konkrete. Me fjalë të tjera, një përgjigje e sinqertë zakonisht vjen shpejt dhe natyrshëm , ndërsa një gënjeshtër kërkon më shumë përpjekje mendore për të tingëlluar bindëse. Inteligjentët i dallojnë motivet, jo vetëm fjalët Sigurisht, aftësia për të zbuluar gënjeshtrën nuk është universale, madje as te njerëzit shumë të aftë në marrëdhënie shoqërore. Në disa raste, empatia e lartë mund ta vështirësojë zbulimin e gënjeshtrës, sepse njerëzit empatikë priren t’u besojnë të tjerëve. Megjithatë, ajo që e dallon reagimin inteligjent është kombinimi i mendimit kritik dhe kontrollit emocional . Në vend që të gjykojnë menjëherë, këta njerëz bëjnë pyetje, vlerësojnë motivet dhe mbledhin informacion përpara se të nxjerrin përfundimin se janë mashtruar. Ata nuk gjykojnë shpejt – por veprojnë me mend Në praktikë, kjo do të thotë se kur një person inteligjent përballet me një gënjeshtër, ai nuk do: të kthehet menjëherë me akuza, të tërhiqet në mënyrë dramatike, ose të lejojë që zemërimi ta marrë situatën në dorë. Përkundrazi, ai zakonisht do: të qëndrojë i qetë dhe të vëzhgojë sjelljen e personit që gënjen, të përpiqet të kuptojë pse është shfaqur gënjeshtra, ta orientojë bisedën drejt fakteve dhe logjikës dhe vetëm atëherë të formojë reagimin e tij. Ky qëndrim i menduar jo vetëm që ndihmon në zbulimin më të saktë të gënjeshtrës sesa reagimet impulsive, por tregon edhe pjekuri emocionale dhe kuptim të thellë të njerëzve – dy nga shtyllat kryesore të inteligjencës së vërtetë. /Telegrafi/