Vlorë, po punonte për pastrimin e kanalit, përfshihet nga flakët mjeti tip Skrep, nuk ka të lënduar

Një ngjarje është regjistruar pak momente më parë në lagjen “10 Korriku”, ku një mjet i rëndë i llojit skrep, i angazhuar në pastrimin e kanalit të Siavit, është përfshirë nga flakët gjatë punës. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka pësuar mbinxehje dhe më pas ka marrë flakë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar. […]