Mallorca po luan baraz me rezultat 2-2 ndaj Athletic Bilbaos në një ndeshje që i përket javës së 20-të në La Liga. Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë, ku autor i këtij goli ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e pestë për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Sergi Darder. Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Unai Gomez. Ky gol i pësuar nuk e zmbrapsi Mallorcën, të cilët ia dolën ta rikthejnë eventualisht ta rikthejnë sërish epërsinë. Vedat Muriqi with a brace. ☠️ 13 goals so far this season! pic.twitter.com/IF6l50qXgB — Kosovo Football (@FootballKosovo) January 17, 2026 Në minutën e 42-të, vendasit fituan një penallti të cilën e shndërroi në gol sulmuesi kosovar për rezultatin 2-1, por kjo epërsi sërish nuk zgjati shumë pasi mysafirët edhe njëherë tjetër barazuan për 2-2 me Nico Williams. Për Muriqin, ky ishte goli i tij i 13-të deri më tani në këtë edicion të garave në La Liga. Vlen të theksohet që Muriqi tashmë ka 47 gola të realizuar me Mallorcën, duke tejkaluar kështu legjendën Juan Arango me 45 gola, ndërsa për objektiv tani ka vetëm Samuel Eto’o, i cili numëron plot 54 sosh./ Telegrafi /