I pandalshëm Vedat Muriqi, kompleton het-trikun ndaj Athletic Bilbaos

Mallorca po avancon me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 20-të në La Liga. Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë, ku autor i këtij goli ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e pestë për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Sergi Darder. Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Unai Gomez. Në minutën e 42-të, vendasit fituan një penallti të cilën e shndërroi në gol sulmuesi kosovar për rezultatin 2-1, por kjo epërsi sërish nuk zgjati shumë pasi mysafirët edhe njëherë tjetër barazuan për 2-2 me Nico Williams. VEDAT MURIQI PARERA ☠️ Pues ya son 14, hat-trick del pirata. https://t.co/dWyFx45irY pic.twitter.com/D5TowyokcG — Álvaro Ramos (@AlvaroRamos00) January 17, 2026 Sulmuesi kosovar arriti që ta kompletojë het-trikun në pjesën e dytë, duke realizuar sërish nga pika e bardhë, kësaj radhe në minutën e 69-të për rezultatin 3-2. Pas këtij tregolëshi, Muriqi shkon në kuotën e 14 golave në La Liga duke rivalizuar emra të mëdhenj në garën për Pichichi si Kylian Mbappe dhe Ferran Torres./ Telegrafi /