Endri ka qenë temë diskutimi mes banorëve të BBVK-së. Ata folën sot për karrierën e tij në muzikë, një rrugëtim që, ndonëse e nisi në një moshë shumë të re, e ndërpreu për një periudhë. Limi u shpreh se Endri kishte pasur staf dhe menaxher të mirë dhe se kishte bërë shumë për karrierën e tij, por sipas tij nuk kishte arritur të depërtonte në skenën muzikore. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Ai përmendi edhe emra të tjerë nga i njëjti label, të cilët në atë kohë kishin arritur sukses dhe kishin depërtuar në industri. Në ato momente reagoi edhe Londrimi, i cili theksoi se Endri njihet më shumë për deklaratën e tij të hershme: “Kur kam qenë i pirë”, një deklaratë që Endri e kishte bërë në fillimet e karrierës së tij.