Ia pa ‘hajrin’ pandemisë, debutoi me gol si 17-vjeçar – Milot Avdyli flet për shpërthimin te Trepça ‘89

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i talentuar Milot Avdyli. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis . Futbollisti i talentuar Milot Avdyli ka zbuluar detaje nga fillimet e tij te Trepça ’89, ku ka debutuar në ekipin e parë dhe ka shënuar golin e parë që në paraqitjen e tij të parë. Sipas Avdylit, vendimi për t’u bashkuar me juniorët e Trepçës nuk ka ardhur menjëherë pas largimit nga Kurda. Ai tregon se ka vërejtur që Trepça ’89 po luante me shumë talente të rinj dhe, duke parë sukseset e ekipit, vendosi të bashkohej me juniorët për të zhvilluar më tej potencialin e tij. “Kur jam largu prej Kurdës, nuk është që më ka thirrë Trepça 89’ por e kam parë që po luajnë talente, bile në atë kohë pak më herët janë shpallur edhe kampion i Kosovës, por krejt me lojtarë të rinj dhe për këtë arsye kam vendosur t’i bashkangjitem juniorëve të Trepçës 89’”. “Aty e kam pasur trajner Shpëtim Idrizin. Ai ka qenë më herët trajner i U19. Edhe kam vendosur aty me iu bashku juniorëve, por nuk më ra shumë të luajë aty vetëm gjashtë muaj dhe pastaj Shpëtim Idrizi u bë trajner i ekipit të parë”. “Ai menjëherë më mori në ekipin e parë por ndodhi pandemia edhe u ndërpre liga, nuk luhej më”. “Po ka qenë ndeshja e parë (kundër Drenicës), ka qenë diçka që nuk e harroj kurrë. Bile kemi qenë duke u shty na dhe Drenica për mos me ra nga liga”. “Ka qenë një ndeshje që është dashur të fitohet patjetër edhe ma ka hap rrugën ajo ndeshje. Ma ka dhënë mundësinë Shpëtim Idrizi më ka inkuadruar nga minuta e parë, edhe ia kam shpërblyer sepse në debutim e kam shënuar golin e parë”, ka rrëfyer Avdyli. Episodin e plotë me futbollistin Milot Avdyli mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com