Leonora Jakupi ka publikuar dy imazhe në rrjetet sociale, ku shfaqet në një paraqitje mjaft elegante dhe plot shkëlqim. Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan jeshil të errët prej materiali plishi, i cili i theksonte hijeshinë dhe elegancën, ndërsa bukuria e saj natyrale nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përshkrimi i postimit, i cili u interpretua nga shumëkush si një mesazh i menduar. View this post on Instagram A post shared by Leonora Jakupi (@leonorajakupi) “Ajo çfarë them reflekton atë që jam. Ju dua”, ka deklaruar ajo. Nuk dihet ende nëse ky postim apo kjo frazë vjen si një reagim i drejtpërdrejtë apo i tërthortë ndaj zhvillimeve të fundit në shtëpinë e BBVK-së, ku Leonora Jakupi është opinioniste. Sidoqoftë, postimi u prit me reagime të shumta nga ndjekësit.