Bayern Munich triumfon me përmbysje ndaj RB Leipzigut

Bayern Munich ka shënuar tjetër fitore në Bundesliga, këtë herë në udhëtim te RB Leipzig. “Bavarezzët” triumfuan me rezultat 1-5, sfidë e vlefshme për xhiron e 18-të në kampionatin gjerman. Leipzig e nisi shumë më mirë lojën për të kaluar në epërsi falë Romulo Cardosos (20’). Sidoqoftë, Bayern Munichu tregoi fytyrë krejtësisht tjetër në pjesën e dytë për të realizuar plot katër gola. Fillimisht, Serge Gnabry përfitoi nga gabim amator i mbrojtësit për të barazuar rezultatin (50’). Ndërsa, ishte Harry Kane që u përkujdes për ta përmbysur epërsinë pas një harkimi fantastik (67’). Golin e tretë e shënoi mbrojtësi Jonathan Tah me një gol të bukur me kokë (84’), kurse një minutë më vonë, Pavlovic pas asistimit të Olise e vulosi fitoren (85’). Krejt në fund, edhe Olise realizoi një gol për epilogun përfundimtar 1-5 (88’). Bayerni me këtë fitore shkon në kuotën e 50 pikëve ndërsa Leipzig zë vendin e katërt me 32 sosh./ Telegrafi /