Dyshime për manipulime masive në Prizren, mbi 4 mijë vota iu shtuan vetëm një kandidati

Procesi i rinumërimit të Gjysmës së vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka sjellë ndryshime të dukshme në numrin e votave të kandidatëve për deputetë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar pothuajse gjysma e vendvotimeve, nga gjithsej 914 sosh që janë përfshirë në procesin e verifikimit. Me vendvotimet e rinumëruara deri më tani, dallimet në votat e kandidatëve brenda partive politike janë të theksuara. Komuna që del të jetë më së shumti e prekur nga këto mospërputhje është Prizreni, ku janë rinumëruar 145 nga 169 kutitë e dedikuara për verifikim, apo 85.80 për qind e tyre. Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë Të dhënat e KQZ-së tregojnë se pothuajse në të gjitha partitë politike ka mospërputhje të votave në Prizren, por në disa raste ndryshimet shkojnë në mijëra vota për vetëm një kandidat, njofton Telegrafi. Në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), kandidati që rezulton të ketë përfituar më së shumti nga numërimi fillestar është Arbër Rexhaj, i cili pas rinumërimit ka 439 vota më pak. Pas tij vijnë Rea Krasniqi me 402 vota më pak, Valon Ramadani me 308 vota më pak dhe Dafina Alishani me 250 vota më pak. Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dallimet janë edhe më të thella. Fetah Paçarizi rezulton me 4,006 vota më pak pas rinumërimit, ndërsa Nait Hasani ka humbur 2,213 vota. Kujtim Gashi ka 1,551 vota më pak, ndërsa Arianit Çollaku 1,397 vota më pak. Ndryshime të konsiderueshme janë vërejtur edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Kandidati Xhavit Uka pas rinumërimit ka 1,020 vota më pak, Driton Selmanaj 757 vota më pak, Anton Quni 412 vota më pak, ndërsa Visar Azemi 321 vota më pak. Lista e kandidatëve sipas partive (bazuar në rinumërimin e votave): Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Arbër Rexhaj – 5,294 vota ( -439 ) Rea Krasniqi – 1,497 vota ( -402 ) Valon Ramadani – 367 vota ( -308 ) Dafina Alishani – 3,739 vota ( -250 ) Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Fetah Paçarizi – 2,394 vota ( -4,006 ) Nait Hasani – 4,380 vota ( -2,213 ) Kujtim Gashi – 5,709 vota ( -1,551 ) Arianit Çollaku – 1,871 vota ( -1,397 ) Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Xhavit Uka – 1,647 vota ( -1,020 ) Driton Selmanaj – 1,541 vota ( -757 ) Anton Quni – 1,753 vota ( -412 ) Visar Azemi – 130 vota ( -321 ) Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces./ Telegrafi /