Koha e shkëlqyer te “Aarau i shqiptarëve” – Avdyli tregon atmosferën te klubi zviceran

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i talentuar Milot Avdyli. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis . Avdyli ka folur për përvojën e tij të parë te klubi zviceran Aarau, duke theksuar ndryshimet e dukshme midis ambientit profesional që kishte gjetur aty dhe asaj që kishte përjetuar më parë te Trepça ’89. Futbollisti ka theksuar gjithashtu edhe atmosferën e ngrohtë që gjeti te Aarau, veçanërisht për praninë e shumë futbollistëve shqiptarë. “Kur kam qenë të Trepça 89’ ne nuk kemi pasur as fizioterapeut kryesor. Kur kam shkuar atje i kam parë fiziot, fusha, lojtarët shumë më profesionistë kështu”. “Domethënë kam gjetur shumë shqiptarë aty. Edhe me thënë të drejtën më kanë pritur shumë mirë”. “Kemi qenë 8 shqiptarë aty. Domethënë, kur isha në zhveshtore më shumë kemi pasur muzikë shqip se sa gjuhë tjera”. “Po e kemi pasur një gjeneratë shumë të mirë. Kanë qenë Shkëlzen Gashi, Liridon Balaj, Donat Rrudhani, Arian Çollaku”. “Ka qenë ndjenjë shumë shumë e mirë dhe nuk e kam pasur fare problem që të ambientohem”, ka rrëfyer Avdyli mes tjerash. Episodin e plotë me futbollistin Milot Avdyli mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com