Manipulimi votave, Krasniqi: KQZ-ja disponon të gjithë mekanizmat për të identifikuar shkelësit

Përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi ka deklaruar se kushdo që qëllimshëm ka tjetërsuar vullnetin e votuesve në Qendrat Komunale të Numërimit do të përballet me drejtësinë. Krasniqi theksoi se KQZ-ja disponon të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të identifikuar saktësisht si shkeljet, ashtu edhe shkelësit. Ai gjithashtu shprehu respekt për angazhimin e pashoq të stafit të Sekretariatit të KQZ-së dhe të më shumë se 150 numëruesve, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm po punojnë pa ndërprerje, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 24:00, në procesin e rinumërimit të kutive në QNR. Po ashtu, Krasniqi falënderoi edhe vëzhguesit e subjekteve politike për punën dhe kujdesin e treguar gjatë procesit në QNR./Telegrafi/