Futbollisti i njohur shqiptar, Mirlind Daku, ka humbur një nga personat më të dashur në familjen e tij. Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se xhaxhai i tij ka ndërruar jetë. Përmes fjalëve prekëse, Daku deklaroi se xhaxhai i tij do të jetojë përherë në zemrën e tij: “Pushofsh në paqe, xhaxha i dashur. Ti nuk ishe vetëm xhaxhai im — ishe njeriu që ma fali emrin dhe një pjesë të identitetit tim. Që nga sot, emri që mbaj do të jetë gjithmonë kujtim i gjallë i dashurisë, krenarisë dhe respektit që kishe për mua”, ka shkruar Daku. “Do të jetosh përherë në zemrën time dhe në çdo hap që do të bëj. Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet”, theksoi futbollisti. Krahas fjalëve prekëse, Daku gjithashtu publikoi një fotografi me xhaxhain e tij.