Kush janë kandidatët më të favorizuar dhe cilët u dëmtuan më shumë pas rinumërimit të gjysmës së votave?

Kur janë rinumëruar gati gjysma e kutive të votimit nga 914 që janë dërguar për verifikim, janë vërejtur ndryshime të dukshme në votat e kandidatëve për deputetë. Nga tri partitë më të votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shfaq më së shumti ndryshime në votat për kandidatët pas nisjes së rinumërimit të pjesshëm, raporton Telegrafi. Në shumicën e rasteve, kandidatëve të caktuar u janë shtuar vota në masë të madhe, derisa pas rinumërimit ka pasur edhe kandidatë të dëmtuar me mbi 500 vota. Dyshime për manipulime masive në Prizren, mbi 4 mijë vota iu shtuan vetëm një kandidati Në partitë tjera ndryshimet kanë qenë të vogla. PDK– Kandidatëve që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit Fetah Paçarizi: -4,416 vota Nait Hasani: -2,416 Kujtim Gashi: -1,710 Arianit Çollaku: -1,434 PDK– Kandidatëve që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit Uran Ismaili: +531 vota Arian Tahiri: +464 Përparim Gruda: +379 Vlora Çitaku: +353 LDK– Kandidatëve që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit Xhavit Uka: -1,105 vota Driton Selmanaj: -773 Anton Quni: -440 Visar Azemi: -352 LDK– Kandidatëve që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit Paris Guri: +150 vota Gëzim Hazrolli: +112 Festim Kabashi: +89 Ukë Rugova: +82 LVV– Kandidatëve që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit Arbër Rexhaj: -457 vota Rea Krasniqi: -425 Valon Ramadani: -380 Dafina Alishani: -310 LVV– Kandidatëve që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit Hajrulla Çeku: +111 vota Alban Bajrami: +91 Driton Hyseni: +74 Hekuran Murati: +68 Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces./ Telegrafi /