Recetë e thjeshtë për një vakt perfekt shtëpie

Recetë e thjeshtë për një vakt perfekt shtëpie Rizoto me pulë është një nga ato gatime që bashkon përbërës të thjeshtë me një shije të pasur dhe të plotë. Përgatitet ngadalë, duke u përzier vazhdimisht, gjë që i jep teksturën e veçantë kremoze dhe e kthen në një ushqim që sjell rehati të vërtetë. Është zgjedhje ideale si për një drekë të shpejtë familjare, ashtu edhe për një darkë elegante, sepse me pak kujdes dhe teknikën e duhur gjithmonë lë përshtypjen e kuzhinës shtëpiake me një dozë sharmi italian, transmeton Telegrafi. Informacione bazë Lloji i gatimit: Pjatë kryesore / Drekë / Darkë Koha e përgatitjes: 10–15 minuta Koha e gatimit: 25–30 minuta Vështirësia e përgatitjes: Mesatare – e lehtë Përbërësit 200 g oriz 200 g mish pule (fileto), i prerë në kube 1 qepë e vogël, e grirë imët 1 gotë verë e bardhë 600–700 ml lëng pule i nxehtë (bujon) 1 lugë gjelle gjalpë 2 lugë gjelle vaj ulliri kripë dhe piper sipas shijes 40–50 g parmixhan i grirë majdanoz i freskët (opsional Përgatitja 1. Përgatitja e lëngut të pulës Në një tenxhere të veçantë ngrohni lëngun e pulës dhe mbajeni gjithmonë të nxehtë – ky është çelësi për një rizoto të mirë. 2. Kaurrdisja e qepës Në një tenxhere të gjerë dhe të cekët ngrohni vajin e ullirit dhe gjysmën e gjalpit. Shtoni qepën dhe kaurrdiseni në zjarr mesatar derisa të bëhet transparente (nuk duhet të marrë ngjyrë). 3. Mishi i pulës Shtoni mishin e pulës dhe kaurdiseni 5–7 minuta, derisa të marrë lehtë ngjyrë dhe të lëshojë lëngun. Kriposeni dhe piperoseni. 4. Orizi Shtoni orizin (mos e lani!) dhe skuqeni lehtë 1–2 minuta duke e përzier vazhdimisht, që çdo kokërr të vishet me yndyrë. 5. Vera e bardhë Hidhni verën dhe përzieni derisa alkooli të avullojë, duke lënë vetëm aromën e këndshme. 6. Shtimi gradual i bujonit Shtoni një garuzhde me bujon të nxehtë dhe përzieni derisa orizi ta përthithë lëngun. Vazhdoni kështu, garuzhde pas garuzhde, duke përzier vazhdimisht. 7. Gatimi deri në perfeksion Pas 18–22 minutash, orizi duhet të jetë kremoz, por në qendër pak i fortë. 8. Finalizimi Hiqeni nga zjarri. Përzieni gjalpin e mbetur dhe parmixhanin. Provojeni dhe, nëse është e nevojshme, rregulloni shijen. Sekrete të vogla për rizoton perfekte Mos e lani orizin – niseshteja i jep teksturën kremoze Përzieni shpesh, por me kujdes Rizoto duhet të jetë e lëngshme dhe kremoze, jo e thatë dhe jo si qull Shërbejeni menjëherë – rizoto nuk e duron pritjen Ju bëftë mirë. /Telegrafi/