Vetëplagoset një person në Deçan

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një lëndimi në gishtin tregues të dorës, i cili dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Sipas Policisë, i lënduari ka deklaruar se është vetëplagosur. Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë, që dyshohet se i përket të njëjtës armë. Rasti mbetet nën hetime në konsultim me prokurorin kujdestar./Telegrafi/