Detyroi viktimën të shikojë materiale pornografike, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ndaj një viktime, femër kosovare. Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari dyshohet se në mënyrë sistematike, në lokacione dhe kohë të ndryshme, e ka detyruar viktimën të shikojë materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij. Po ashtu, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij, femër kosovare. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka mohuar pretendimet e viktimës. Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë. /Telegrafi/