Florent Hadergjonaj, lideri kosovar i Alanyaspor: Golat, asistimet dhe ndikimi në çdo ndeshje

Florent Hadergjonaj po kalon sezonin e tij të tretë në qytetin bregdetar turk, Alanya, ku me profesionalizëm dhe përkushtim po mbanë fanellën e Alanyaspor. Mbrojtësi i djathtë kosovar është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke kombinuar stabilitetin dhe sigurinë në defensivë me kreativitet dhe impakt në sulm. 31-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje deri më tani këtë edicion, duke kaluar një periudhë lëndimi dhe duke treguar një rikthim të fortë. Hadergjonaj ka kontribuar drejtpërdrejt në shtatë gola, duke shënuar katër herë dhe duke asistuar tre të tjerëve, duke treguar se është një lojtar kyç në të dyja fazat e lojës. Në ndeshjen e fundit të Kupës së Turqisë, Hadergjonaj shkëlqeu duke shënuar dy gola ndaj Karagumruk në barazimin 2-2 të Alanyaspor. Forma e tij e lartë dhe performancat e vazhdueshme e bëjnë atë një nga futbollistët më të vlerësuar të skuadrës, dhe padyshim një aset të pazëvendësueshëm për përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda, para ndeshjeve vendimtare të muajit mars. Në verë, Hadergjonaj kishte oferta të shumta, por vendosi të vazhdojë kontratën me Alanyaspor deri në vitin 2027, duke treguar besnikëri dhe dashuri për klubin. Ish-anëtari i Young Boys, Ingolstadt, Huddersfield dhe Kasimpasa ka zhvilluar deri më tani 87 ndeshje me Alanyasporin, duke regjistruar 11 gola dhe 11 asistime – statistika që flasin shumë për ndikimin e tij në skuadër. - YouTube www.youtube.com Forma e Hadergjonajt, profesionalizmi i tij dhe aftësia për të bërë diferencën në çdo ndeshje e bëjnë atë jo vetëm një nga lojtarët më të respektuar të klubit, por edhe një figurë inspiruese për të rinjtë që ndjekin futbollin dhe talentin kosovar në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/